Para

Riskedulimet ulin kreditë me probleme në nivele historike

Kredia e keqe ra në nivelin 6,9 për qind, më i ulti historik i regjistruar ndonjëherë në vendin tonë, por arsyeja kryesore nuk është rritja e fuqisë paguese të kredimarrësve, por një tjetër.

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë thonë se nga 631,7 miliardë lek që është totali i kredisë së dhënë deri në muajin gusht, kreditë me probleme kuotohen në vetëm 43,5 miliardë, një rënie me 5,4 miliardë lek në krahasim me vitin e kaluar.

Kjo rënie i faturohet kryesisht riskedulimit të pagesave, që përgjatë 2020 dhe këtij viti iu dha mundësi bankave të nivelit të dytë dhe kredimarrësve që të rishikonin planin e pagesës së kësteve.

Faktori tjetër që ka ndikuar, sipas Bankës së Shqipërisë është edhe ashpërsimi i kushteve për dhënien e kredive të reja, një politikë e ndjekur thuajse nga të gjitha bankat e nivelit të dytë, që reflekton pasigurinë për shkak të pandemisë.

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të kredive me probleme në rajon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë