Politike

Rinisin kontaktet/ Ministri i Jashtëm grek pritet të takohet me homologun shqiptar Igli Hasani

Ministri i Jashtëm grek Georgios Gerapetritis pritet të takohet me homologun shqiptar Igli Hasani në New York, raporton TCH.

Të dy ministrat po rakordojnë detajet e fundit të takimit të tyre të parë që prej emërimit në krye të dikastereve përkatëse dhe ftohjes së marrëdhënieve dypalëshe në maj të këtij viti, pas arrestimit të Fredi Bejlerit.

Krahas Belerit, të dy ministrat do të kenë në fokus të takimit të tyre edhe çështje të tjera mes dy vendeve ku censusi i regjistrimit të popullsisë do jetë në krye të agjendës.

Ministri i Jashtëm i Greqisë  pritet të vizitojë Shqipërinë në 6 tetor në takimin e ministrave të jashtëm në kuadër të Proçesit të Berlinit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë