Kinema

Rinis ‘Dokufest’ në Prizren me kinema të hapura. Kryesojnë prodhimet vendase

Ka nisur festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër në Kosovë, "DokuFest".  Në qytetin  e Prizrenit janë përshtatur 9 kinema nga të cilat 2 janë të hapura ku do të shfaqen filma për 6 ditë rresht.

Në "Dokufest" garojnë 107 prodhime të zhanrit të dokumentarit dhe filmave të shkurtër, ndër të cilat 60 janë prodhime vendase dhe premierë, sipas organizatori t të këtij festivali Samir Karahoda.

Në çdo vit të organizimit të tij Dokufest ka pasur një temë të përcaktuar, por sivjet jo. Në këtë janë caktuar vetëm 3 fjalë: rinis, rikthim dhe riimangjinim, lidhur me situatën e pandemisë në të gjithë botën.

Për bizneset në qytetin e Prizrenit, entuziazmi ka nisur më herët se për festivalin e filmit. Sipas tyre shitjet janë shtuar, sidomos të artikujve të lidhura me Dokufest. Ka shumë vendas, por edhe të huaj të interesuar.

Kjo situatë parashikohet të vijojë njësoj deri në përfundim të festivalit që mbyllet më 14 gusht 2021.

Në festival pritet të ndahen 8 çmime jurie dhe 1 publiku. Për publikun filmat mund të ndiqen në websiten e festivalit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë