Para

Rindërtimi, ende nuk ka dalë formula e përzgjedhjes së kompanive

Qeveria shpreson që të nisë rindërtimin pas tërmetit në fillim të marsit. Në 10 mars, tha kryeministri Rama, gjatë prezantimit të platformës digjitale më pak se një muaj më parë, “do të jenë kompanitë e para të cilat do të nisin të ndërtojnë apo të montojnë njësitë individuale në zonat e dëmtuara në bazë të ligjit”.

Edhe pse na ndajnë më pak se një muaj nga nisja e procesit të rindërtimit, ende nuk ka një formulë të përzgjedhjes së kompanive që do të jenë pjesë e këtij procesi.

“Jemi duke përgatitur një VKM që do të ketë formulën e përzgjedhjes së kompanive që do të autorizohen për të rindërtuar vendin pas tërmetit të 26 nëntorit. Ende nuk e kemi të qartë përfundimisht se si do të bëhet, por shumë shpejtë VKM do të jetë gati.”- u shpreh Niko Lera, drejtor i Drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave.

Kushti i parë kryesor që çdo subjekt ndërtimi të marrë pjesë në procesin e rindërtimit, është pajisja nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve me një autorizim të posaçëm. Ky është veprimi i parë që duhet bërë. Më pas ligji parashikon që edhe shoqëritë që merren me tregtinë e materialeve të ndërtimit do të përjashtohen nga TVSH, për ato mallra që do shesin tek shoqëritë e autorizuara.

E gjithë kjo procedurë do të jetë e dokumentuar në fatura aty ku do të përcaktohet dhe malli dhe sasia me qëllim që do të verifikohet nga administrata tatimore.

Por vendimi i Këshillit të Ministrave, që sipas drejtorit Lera do të dalë së shpejti. Pritet të përcaktojë edhe kriteret dhe kushtet që duhet të plotësojë një kompani ndërtimi që do të marrë pjesë në këtë proces.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë