Libra

Rikthimi i Sarkozy, libri i tij autobiografik, më i shituri në Francë

Për të festuar “rikthimin” e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, gazeta franceze Libération i kushtoi faqen e parë duke iu referuar suksesit të librit të ri autobiografik, që ai ka nxjerrë.

Quhet "Les temps des tempêtes", apo “Kohë të stuhishme” e shkruar gjatë karantinës nga ish-presidenti francez.

Libri përfshin dy vitet e para të mandatit të tij pesë-vjeçar në Elysee, dhe martesën me Karla Brunin.

Mediat franceze, por jo vetem, raportojnë se për tre javë, ai ka kryesuar listën e 20 librave më të shitur në Francë.

Politikani më ulje ngritjet e tij jo vetëm në jetën e tij profesionale, por edhe personale, me dy procese gjyqësore në kurriz, ka komentuar se libri i tij prej 500 faqesh është shumë personal.

"Unë nuk e shkrova këtë libër për historianët, por për njerëzit", i tha ai gazetës “Figaro”, në fund të muajit korrik.

Siç është shprehur vetë ai, Sarkozy është përpjekur të tregojë momente dhe ngjarje përmes asaj që ka ndjerë, duke përshkruar detaje që i kishin mbetur në mendje dhe jo analiza.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë