Trend

Rikthimi i njeriut me maskë kali në Google Maps çmend internetin

Jemi në Victoria, Kanada, dhe kjo nuk është fantazi. Menaxherët e mediave sociale të Google në “Twitter” zbuluan se ata kishin mbetur të tronditur: “Nuk kemi fjalë!”
Një tryezë e vendosur për dy veta në anën e rrugës, një burrë me një kokë kalë që hante një banane dhe karrigia e dytë e zbrazët, sikur të tregonte se po pret për bashkëbiseduesin tjetër. Është kjo pamja që shfaqet në Google Maps Street View. Të njëjtët menaxherë të mediave sociale nga Google, në Twitter, zbuluan se ata ishin veçanërisht të mahnitur nga ky eksplorim, duke komentuar në mënyrë lakonike: “Nuk kemi fjalë!”

https://twitter.com/googlemaps/status/1195031178518106112

Dhe me të vërtetë, duke naviguar përgjatë Rrugës Liberty, numër 1293, shfaqet një burrë me maskë kali dhe, për t'i bërë gjërat më keq, pas tij pas një porte, mund të shihni edhe një person tjetër, të veshur si majmun. Ndoshta bëhet fjalë për një festë me maska, por në rrjet kaq ka mjaftuar për t'u tjerrë misteri.
Por njeriu-kalë është fotografuar në rrugë edhe në vitin 2010, dhe një xhirim i tillë u bë menjëherë sensacion në internet. Nëpër rrugët e qytetit skocez Aberdeen njeriu-kalë është paraqitur shumë pak dhe më pas është zhdukur sërish në mënyrë misterioze.
Askush nuk e di se kush është njeriu me maskë kali dhe cili është qëllimi i tij, por ekzistojnë teori të ndryshme. Disa blogerë besojnë se ndoshta ai vetëm po reklamon diçka, të tjerët thonë se kanë parë maska të tilla të lira nëpër festivale të ndryshme. Megjithatë, ky person u bë fenomen në internet.
Stefan Kleen nga Gjermania thotë se djaloshin misterioz e kishte takuar në Donington, por pasi ai fliste vetëm anglisht, nuk kanë mundur të merren vesh mirë. Të tjerët thonë se e kanë parë në Norwich dhe Cardiff.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë