Futboll

Rikthim te Real Madrid, emri i Mourinjos shfaqet papritur si pasues i Ançelotit

Gazeta Si – E ardhmja e Real Madridit pas lamtumirës së Karlo Ançelotit në fund të sezonit duket ende e mjegullt. Janë të shumtë emrat që janë shfaqur në horizont për pasuesin e mundshëm të trajnerit italian.

VALENCIA, BARCELONA - APRIL 20: Head Coach Jose Mourinho of Real Madrid celebrates after the Copa del Rey final match between Real Madrid and Barcelona at Estadio Mestalla on April 20, 2011 in Valencia, Spain. Real Madrid won 1-0. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Por së fundi njëri prej tyre godet më shumë se të tjerët. Është Zhoze Mourinjo, trajneri i Romës, të cilit i skadon kontrata në qershor të 2024-ës dhe që mund të rikthehet në stolin e Realit të Madridit.

Sipas "Mundo Deportivo", trajneri portugez ka mundësi reale që të ulet sërish në stolin e madrilenëve pas më shumë se 10 vitesh. Sipas lajmit të të përditshmes spanjolle, tifozët dëshirojnë që Mourinjo të drejtojë sërish Realin, pas largimit të Ançelotit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë