Futboll

Rikthim i bujshëm te Franca, Deshamp thërret Karim Benzema pas 6 vjetësh

Ashtu siç kishin paralajmëruar mediat franceze, Karim Benzema është rikthyer në kombëtaren “e gjelave” pas 6 vjetësh, ku trajneri Didië Deshamp e ka përfshirë në listën e 26 lojtarëve të grumbulluar në prag të Kampionatit Europian.

Surpriza e madhe e Francës për evenimentin e këtij qershori, do të jetë mesfushori i talentuar i Renës, Eduardo Kamavinga.

Ndërkohë Deshamp ka lënë në shtëpi mesfushorin Nzonzi dhe Anthony Martial, sulmuesin e Mançester Junajtid. Trajneri i kombëtares, ka shpjeguar arsyet që e bënë atë të grumbullojë sulmuesin e Real Madridit pas 6 vjetësh.

"Askush nuk ka aftësinë të kthehet dhe të ndryshojë gjërat. Ajo që ka rëndësi është sot dhe nesër. Kishte hapa të rëndësishëm, njëri prej të cilëve ishte shumë i rëndësishëm: ne u takuam dhe diskutuam për një kohë të gjatë, - tregon Deshamp për grumbullimin e Benzemasë. - Pas kësaj, unë kisha një reflektim të gjatë për të arritur në këtë vendim. Unë nuk do të zbuloj atë që i thamë njëri-tjetrit, ka të bëjë me të dy ne dhe na duhej. Unë tashmë jam përballur me situata të vështira, gjithmonë kam injoruar situata personale”.

Tekniku francez thekson se për çdo zgjedhje, përgjegjësinë e mban ai, duke shtuar se, “Franca është e para, nuk është pronë e imja”.

Portierë: Hugo Loris (Totenhem), Steve Mandanda (OM), Mike Maignan (Lilë);

Mbrojtës: Benjamin Pavard (Bajern), Léo Dubois (OL), Rafael Varane (Real), Kurt Zouma (Çelsi), Presnel Kimpembe (PSG), Clément Lenglet (Barça), Lukas Hernandez (Bajern), Lukas Dinje (Everton), Jules Koundé (Sévilje FC);

Mesfushorë: N'Golo Kanté (Çelsi), Pol Pogba (Man. Junajtid), Adrien Rabiot (Juventus), Korentin Toliso (Bajern), Mousa Sisoko (Totenhem), Tomas Lemar (Atlétiko);

Sulmues: Markus Turam (M’gladbah), Kingslei Koman (Bajern), Kilian Mbapé (PSG), Antoine Griezman (Barça), Olivier Zhirud (Çelsi), Karim Benzema (Real Madrid), Visam Ben Jeder (Monako), Ousmae Dembélé (Barça).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë