Futboll

Rikthehet Superiorja, garë për Europën dhe mbijetesën

Kategoria Superiore kthehet ditën e sotme me dy ndeshjet e para të javës së 32-të, Luftëtari-Vllaznia dhe Laçi-Flamurtari. Të dyja takimet do të zhvillohen në të njëjtin orar 17:45.

Kurbinasit pas disfatës në javën e kaluar ndaj Partizanit, kanë detyrimin për të marrë tre pikët e plota në mënyrë që të vazhdojnë të jenë në garë për objektivin Europë. Flamurtari, nga ana tjetër, edhe pse tashmë është i rënë nga Kategoria Superiore, premton se do të respektojë kampionatin.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Superiores, Vllaznia udhëton në Gjirokastër për t’u përballur me vendasit e Luftëtarit. Tekniku Dedja duhet të bëjë pa katër titullarë: Renato Malotën e Ramadanin, të dëmtuar dhe pa brazilianin Hygor në mesfushë, por duke paraqitjet zhgënjyese të Luftëtarit të rënë nga Kategoria Superiore, tekniku shpreson të marrë fitoren e parë në krye të pankinës së Vllaznisë dhe presin një dhuratë nga Partizani në Ballsh, për ta ngushtuar diferencën me zonën e “Play-Out” në vetëm një pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë