Politike

Rikthehet Soreca, do drejtojë delegacionin e BE në Tiranë deri sa të vijë ambasadori i ri

Gazeta Si – Luigi Soreca rikthehet në Tiranë. Ai do të drejtojë delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë deri në ardhjen e ambasadorit të ri, që do të zëvendësojë Christine Hohmann.

Luigi Soreca dhe kryeministri Edi Rama. Gazeta Si, 16 gusht 2023

Komisioni Europian e ka konfirmuar këtë lajm për A2, duke sqaruar se Soreca do ta marrë detyrën e përkohshme më 1 shtator dhe do të vazhdojë punën deri në mbërritjen e kreut të ri të delegacionit të BE-së në vendin tonë.

Kujtojmë që Soreca u largua nga detyra e ambasadorit të BE-së në Tiranë në prill të vitit të kaluar. Italiani e kishte marrë këtë detyrë në shtator të vitit 2018, duke qëndruar kështu për më shumë se 3 vjet e gjysmë.
Soreca merr përkohësisht vendin e Hohmann, e cila do të shërbejë si ambasadore e Gjermanisë në Irak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë