Rend dhe Ligj

Rikthehet OFL, sekuestron 9 automjete dhe një pasaportë

Ndonëse vendi ndodhet në një situatë të pazakontë, për shkak të përhapjes së koronavirusit, Operacioni Forca e Ligjit i është rikthyer aktivitetit të goditjes së pasurive kriminale në terren.

Gjatë aksionit të sotëm, OFL ka vendosur sekuestro në kushtet e emergjencës për 9 automjete, si dhe një pasaportë për moslejimin e daljes jashtë shtetit të poseduesit të saj.

Zëdhënësja e OFL thotë se ka sekuestruar këto automjete:

– Tre automjete autovetura në pronësi të shtetasit E. D., banues në Farkë, Tiranë;

– Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;

– Automjeti Audia A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;

– Automjeti në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;

– Automjeti në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;

– Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në Gjirokastër;

– Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në Gjirokastër;

Gjithashtu, një shtetasi, banues në Lezhë, i është bërë bllokimi i pasaportës dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit, për një afat 6-mujor.

Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, automjetet i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Aseteve dhe dosjet pasurore të këtyre personave do t’i kalojnë SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Siç thuhet në njoftim, gjatë kësaj periudhe, OFL nuk ka ndërprerë asnjë ditë punën, por ka vijuar me veprime për kompletimin e dosjeve hetimore të shtetasve që janë subjekt i OFL-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë