Futboll

Rikthehet kampionati/ Egnatia dhe Vllaznia duel në distancë, Tirana kërkon ‘Final 4’

Gazeta Si - Ndeshjet e Kombëtares ia lënë vendin kampionatit të Superiores, që sot luan tri nga pesë ndeshjet e javës së 29-të. Zbresin sot në fushë Egnatia kryesuese, Tirana dhe Vllaznia, tri skuadra që duan të shkojnë në “Final 4”.

Egnatia e vendit të parë, që prej javësh ka harruar fitoren, sot pret Kukësin, një kundërshtar që ka surprizuar javët e fundit. Megjithatë, rrogozhinasit kanë nevojë për një fitore morali, që nëse nuk e arrijnë edhesot, do ta komplikojnë situatën për më tej.

Nga nje ndeshje mes Tiranes dhe Teutes. Gazeta Si, 29 mars 2024

Tirana, pas fitores në derbin me Dinamon, do të ndeshet me Teutën, që ka lënë vendet e fundit dhe tani kërkon më shumë. Kryeqytetasit janë jashtë 4-shes së parë për momentin dhe nuk mund të humbasin të tjera pikë.

Vllaznia ka një ndeshje të lehtë në letër me Erzenin. Shkodranët janë vetëm 2 pikë larg vendit të parë dhe duan të shfrytëzojnë ndonjë gabim të mundshëm të Egnatia. Për më tepër, vijnë nga një humbje dhe ndaj shijakasve që kanë qenë në rënie të lirë, nuk mund të gabojnë.

Java e 29-të e Superiores vazhdon të shtunën me dy ndeshjet e fundit Laçi-Skënderbeu dhe Dinamo-Skënderbeu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë