Futboll

Rikthehet Europa League, Inter dhe Manchester United zbresin në fushë

Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia në kontinent, rikthehet pas 145 ditësh, pas një pezullimi të gjatë për shkak të shpërthimit të pandemisë së Koronavirusit. Do të zhvillohen katër ndeshje të fazës së 1/8-ave, 3 prej të cilave e kanë luajtur ndeshjen e vajtjes përpara se sa futbolli të ndalej, ndërkohë që Inter-Getafe që është edhe dueli më interesant i ditës do të luhet në ”Veltins Arena” të Schalkes për të përcaktuar se cila skuadër do të kualifikohet më tej. Duke qenë se nuk është luajtur ndeshja e parë dhe UEFA ka vendosur ta zgjidhë me vetëm një raund për shkak të kufizimeve prej pandemisë.

Manchester United do të përballet me Lask Linz. Skuadra e Solskjaer ka fituar 0-5 sfidën e parë në Austri dhe do të jetë një ndeshje sa për formalitet për të vijuar më tej në çerekfinalet e kompeticionit. Ndeshje interesante është edhe ajo mes Copenhagen dhe skuadrës së sapo shpallur kampione e Turqisë, Istanbul Basaksehir. Ndeshja e parë e zhvilluar përfundoi 1-0 në favor të ekipit turk pas golit të Viscës, një rezultat që mban gjithçka të hapur në takimin  e kthimit.

Wolfsburg duhet të përmbysë humbjen 2-1 të pësuar në shtëpi ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk. Kampionëve të Ukrainës u duhet të menaxhojnë rezultatin në Olimpiski të Kievit, për të siguruar një biletë në çerekfinalet e Europa League.

EUROPA LEAGUE – FAZA E 1/8-ave

E mërkurë, 5 gusht, ora 18:55

Copenhagen-Istanbul Basaksehir (0-1)

Shakhtar Donetsk-Wolfsburg (2-1)

E mërkurë, 5 gusht, ora 21:00

Inter-Getafe

Manchester United-LASK (5-0)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë