Lajme

Rikthehet Air Albania, merr licencën për 10 ditë

Megjithë dyshimet dhe misteret që veshën Air Albania për një kohë të gjatë e mandej një heshtje e gjatë, Air Albania do të certifikohet nga Aviacioni Civil brenda 10 ditëve.
Sot është nënshkruar marrëveshja trepalëshe financiare mes Turkish Airlines, partnerit privat shqiptar dhe shtetit shqiptar për kompaninë që do të mbajë flamurin kombëtar.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/396236717604707/?epa=SEARCH_BOX

“Krijimi i një kompanie ajrore është padyshim një proces i gjatë dhe shumë i rëndësishëm duke qenë se ka të bëjë me sigurinë dhe shërbimin e duhur që duhet tu sigurojë pasagjerëve. Për më tepër kur flitet për një kompani mbajtëse të flamurit siç është Air Albania padyshim flasim për seriozitetin më të madh dhe përkushtimin më të madh që mund ti jepet një procesi. Air Albania ka kaluar nëpër fazat që ëkrkohet për tu certifikuar prej disa kohësh.

Është punuar për të kaluar fazën e trajnimeve, për të konsoliduar fazën e testimeve teknike, për të prodhuar të gjitha letrat dhe manuale që çojnë drejt certifikimit”- tha në daljen publike nga pista e aeroportit të Rinasit Minsitrja Balluku.
Ajo tha se Air Albania është konlkluduar sipas parametrave që kërkon BE-ja për të qenë një kompani e konsoliduar.

Përfaqësuesi i Turkish Airlines Iker Ayci bëri me dije se “kemi kohë që po punojmë për procesin teknik dhe pothuajse kemi përfunduar procesin për të dalë në qiell. Procesi teknik është punuar me shumë kujdes. Mendoj se do të jetë krenaria e Shqipërisë. Është krenari për të punuar për popullin shqiptar dhe aviacionin shqiptar. Nënshkruam sot dokumentet e partneritetit. Infrastruktura është gati. Gjithçka ka ardhur më aprovimin e Z. Erdogan dhe Rama.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë