Nga Gazeta ‘SI’ - Java ka nisur negativisht për kursin e këmbimit në Shqipëri, me euron që i rikthehet rënies së muajve të verës.
Të hënën e 20 nëntorit, euro këmbehet me 103.8 lekë dhe dollari me 95.6 lekë, shumë pranë nivelit të tyre minimal. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me valutat e tjera.
Zhvlerësimi i euros nisi që javën e shkuar, por ajo ishte e papërfillshme, deri sa kaloi kufirin e 104 lekëve. Tendenca paraqitet po njësoj për ditët në vijim.
Me afrimin e sezonit të fundvitit, zhvlerësimi i valutave kundrejt lekut është e zakonshme, ndonëse me lëvizjen e kursit gjatë këtij viti, shpjegimet ekzistuese nuk gjejnë më vend.
Nga ana tjetër, sipas analizës së Bankës së Shqipërisë dhe deklaratave të qeverisë, përshpejtimi i shpenzimeve buxhetore javët e fundit të vitit (investime kapitale në lekë) mund të nxisin euron në rritje.
Në mbylljen e javës së shkuar, BSH bleu 16.5 mln euro në treg, por asnjë efekt nuk u reflektua në këmbimin euro-lek. Ky autoritet parashikon një kurs të qëndrueshëm, pa lëvizje të tjera domethënëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.