Banka e Shqipërisë ka raportuar se në gusht për të katërtin muaj radhazi kredia për ekonominë ka regjistrua rritje.
Portofoli i kredisë bankare ka arritur nivelin më të lartë që nga muaji nëntor i vitit 2014.
Të dhënat zyrtare tregojnë se portofoli i kredisë është zgjeruar me rreth 3.5 miliardë lekë dhe në total ka shkuar në 561 miliardë lekë, ose 5.2% më shumë në terma vjetorë krahasimisht me me gushtin e vitit të kaluar.
Vërehet se kredia po ndjen trend rritës paralelisht si në portofolin e biznesit, ashtu edhe në atë të individëve.
Kredia për individët ka ritme më të larta të rritjes. Në fund të gushtit, ajo regjistroi afërsisht 193 miliardë lekë, me rritje vjetore 5.7%.
Por ajo që është vënë re është rritja e kredisë tek biznesi, i cili ka peshën më të lartë në portofolin total të kredisë, me 59% të portofolit total. Kredia për këtë segment arriti në gati 332 miliardë lekë ose 3.2% më shumë në terma vjetorë.
Banka e Shqipërisë shprehet optimiste se rritja e kredisë për ekonominë do të vazhdojë edhe më tej duke vënë re rritjen e kërkesës së sektorit privat, normat e ulëta të interesit dhe uljen e raportit të kredive të këqija.
Këto kredi që nga viti 2015 janë fshirë nëpër bankat e nivelit të dytë në mbi 55 miliardë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.