Futboll

Rifillimi i kampionateve, mësoni datat për të gjitha vendet e Europës

Në disa vende europiane vazhdon debati për rinisjen e kampionateve të futbollit, disa të tjera e kanë përcaktuar një datë zyrtare dhe të tjerë që presin miratimin e qeverisë. Të gjithë bëjnë llogaritë e tyre pas emergjencës nga koronavirusi për një akord mes mjekëve, politikës, federatës dhe ligave. Ka edhe disa kampionate, si Belgjika, Holanda apo Skocia, që nuk duan të rikthehen më në fushë për këtë sezon. Në Shqipëri, Superiorja pritet të rinisë më 3 qershor. Ja cila është konkretisht situata në Europë me kampionatet e futbollit:

SHQIPËRI – Superiorja është parashikuar të fillojë më 3 qershor. Pritet “ok” i qeverisë.
ARMENI – Pritet të fillojë më 23 maj.
ANDORRA – Në pritje të një vendimi zyrtar.
AUSTRI – Rifillon më 2 qershor me dyer të mbyllura. E veçanta është se sipas protokollit, nëse një lojtar del pozitiv, e gjithë skuadra i nënshtrohet karantinës.
AZERBAJXHAN – Mendohet të fillojë më 14 qershor.
BJELLORUSI – Kampionati ka nisur më 19 mars.
BELGJIKË – Vendi i parë që vendosi për anulimin e kampionatit.
BOSNJË HERCEGOVINË – Pritet të fiksohet një datë në qershor.
BULLGARI – Rifillon mes 5 dhe 12 qershorit.
QIPRO – Kampionati është anuluar. Asnjë protokoll mes federatës dhe qeverisë. Nuk bie asnjë skuadër nga kategoria, kalohet nga 12 në 14 skuadre në 2020/21. Nuk është akorduar titulli kampion.
KROACI – Pritet të rifillojë më 6 qershor.
DANIMARKË – Rifillon më 28 maj dhe përfundon më 26 korrik.
ESTONI – Ka rifilluar më 19 maj
ISHUJT FAROE – Kampionati ka nisur më 9 maj.
FINLANDË – Parashikohet të nisë në korrik, pritet aprovimi i qeverisë.
FRANCË – kampionati është anuluar më 30 prill, titulli është akorduar dhe janë zyrtarizuar skuadrat që bien. Rifillon sezoni 2020/21 me disa rekurse.

PSG, kampione e Francës. Gazeta Si, 22 maj 2020

UELLS – Kampionati është deklaruar i mbyllur, titulli i parë në histori për Connah's Quay Nomads.
GJEORGJI – Ende asnjë vendim.
GJERMANI – Ndeshjet e para janë luajtur më 16 maj, fundi i sezonit më 27/28 qershor.
GJIBRALTAR – Kampionat i anuluar.
GREQI – Mendohet rifillimi më 6 qershor, pritet “ok” i qeverisë.
KAZAKISTAN – Rifillon më 31 maj.
KOSOVË – Mendohet për më 30 maj.
ANGLI – Më 1 qershor, por klubet duan më 12 qershor.
IRLANDË – Parashikimi është për më 1 korrik.
ISLANDË – Më 13 qershor.
IZRAEL – Më 30 maj.
ITALI – Objektivi është për në mes të qershorit, për t’u mbyllur më 20 gusht.
LETONI – Pritet rinisja në qershor. Më 1 të këtij muaji nis stërvitja.
LITUANI – Më 30 maj, duhet miratimi i qeverisë.
LUKSEMBURG – Kampionat i anuluar.
MOLDAVI – Rifillimi i fiksuar më 20 qershor.
MALI I ZI – Më 2 qershor.
NORVEGJI – Më 16 qershor.
HOLANDË – Kampionat i anuluar pa dhënë titullin, ka një rekurs nga Utreht.
POLONI – Rifillon më 29 maj.
PORTUGALI – Më 4 qershor, kategoria e dytë nuk luhet.
ÇEKI – Më 25 maj rinisja dhe më 15 korrik mbyllja.
RUMANI – Mendohet më 13 qershor.
RUSI – Kampionati rifillon më 21 qershor, 8 javë për t’u zhvilluar.

Skocia e ka mbyllur kampionatin, Selltiku kampion. Gazeta Si, 22 maj 2020

SKOCI – Kampionat i mbyllur, Selltiku kampion.
SERBI – Rifillon më 30 maj.
SLLOVAKI – Ok i qeverisë për më 3 qershor, pritet miratimi nga Liga.
SLLOVENI – Asnjë vendim deri tani.
SPANJË - Liga ka zgjedhur 12 qershorin si datë të mundshme, pritet “ok” i qeverisë.
SUEDI – Më 14 qershor, asnjë test lojtarëve dhe trajnerëve, duhet vetëm një certifikatë.
ZVICËR – Më 8 qershor.
TURQI – Rifillon më 12 qershor.
UKRAINË – Mendohet të rinisë më 30 maj.
HUNGARI – Më 23 maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë