Lajme

Riatdhesohen 104 shqiptarë nga Franca, Belgjika dhe Gjermania

Riatdhesohen 104 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në BE apo kishin kërkuar azil. Operacioni është finalizuar sot në bashkëpunim me Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë.

Siç njofton policia, sot në mesditë nëpërmjet dy charterave nga Franca dhe Gjermania, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca, Belgjika dhe Gjermania në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 104 shtetas shqiptarë, nga të cilët: 15 shtetas nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 84 nga Gjermania.
Policia ka bërë me dije se operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe u bën apel të gjithë shtetasve shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe të mos provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.
Në pikat e kalimit kufitar, Policia Kufitare do të vijojë të aplikojë masat shtesë të marra për parandalimin e azilkërkimit, duke vijuar me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë