Lajme

Riaktivizohet zjarri në Dropull, terreni pengon zjarrfikëset

Vatra e zjarrit në malet përreth Gjirokastrës është riaktivizuar sërish sot. Mësohet se zjarri që shpërtheu pak ditë më parë në masivin pyjor pranë fshatit Derviçan ka marrë përmasa të mëdha paraditen e sotme.

Favorizuese për riaktivizimin e flakëve është bërë era, që këtë mëngjes ka qenë më e fortë. Vatra e zjarrit në këto momente mësohet se është më aktive në fshatin Goranxi në Dropull.

Deri më tani flakët kanë shkrumbuar 60 hektarë sipërfaqe pyjore, shkurre dhe kullotë.

Forcat zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes, por për shkak të terrenit shumë të thyer është shumë e vështirë që të izolohet shpejt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë