Politike

Rezultat i ngushtë në Maqedoni, Siljanovska kërkon votën e shqiptarëve

Presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë Veriore do të zgjidhet në raundin e dytë, pasi asnjë prej tre kandidatëve nuk fitoi shumicën e votave në raundin e parë. Stevo Pendarovksi dhe Gordana Siljanovska Davkova po festojnë pas votimit të djeshëm, i cili përfundoi me barazim. Kjo e fundit duket se po përgatit terrenin për raundin e dytë, duke kërkuar votat e shqiptarëve që votuan për kandidatin e pavarur Blerim Reka.

Rezultatet paraprake nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Maqedoninë e Veriut sugjerojnë se kandidati i mbështetur nga partia qeveritare LSDM dhe BDI-ja është shumë pak përpara, përpara rivales të tij kryesore, Gordana Siljanovska, e mbështetur nga krahut e djathtë VMRO DPMNE.

Sipas të dhënave të para jozyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (SEC), me 99.96 për qind e votave të numëruara, ai që ka përparë është kandidati presidencial i LSDM-së me 42.85 për qind. E dyta është kandidatja e  VMRO-DPMNE-së me 42,24 për qind, dhe i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10.57 për qind të votave. Sipas të dhënave, 323884 qytetarë votuan për Pendarovskin, 319,240 ia dhanë votën Silyanovska Davkovas dhe për Rekën votuan 79,915 qytetarë.

Raundi i dytë i votimit do të mbahet më 5 maj, ku do të përballen Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova. Nëse pjesëmarrja në raundin e dytë nuk e kalon 40 përqindshin, , duhet të shpallen zgjedhje të reja presidenciale.

Stevo Pendarovski

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Pendarovski tha se të gjithë duhet të marrin pjesë në raudin tjeter, për ta cuar Maqedoninë e Veriut drejt ndryshimeve pozitive.

“Është e qartë se shumica e maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, boshnjakëve, apo romëve kanë deklaruar se duan të shkojnë përpara. U premtoj të gjithëve do të jem presidenti europian i të gjithë qytetarëve në Republikën Europiane të Maqedonisë Veriore”, tha Pendarovski.

Kundërshtarja e tij bëri thirrje edhe njëherë për zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ajo u kërkoi të gjiythë shqiptarëve që kishin votuar për Rekën, të votonin për të.

Gordana Siljanovska Davkova

“Unë e di se beteja nuk ka mbaruar ende, por mendoj se nëse kemi një numër të vogël votash, sidomos nëse shtojmë ato të zotit Blerim Reka si një kandidat i pavarur i mbështetur nga dy parti. Të dy ne folëm për sundimin e ligjit, fundin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe vetëm ne mund të fillojmë negociatat dhe mund të fillojmë negociatat më BE-në, përndryshe ne do të mbetemi të varrosur në tranzicion”, tha Siljanovska.

Reka i vlerësoi zgjedhjet si të drejta, të lira dhe demokratike dhe theksoi se nuk priste një pjesëmarrje kaq të madhe.

“Rezultati i zgjedhjeve ka tejkaluar pritjet tona. Në të gjitha komunat shqiptare, kam fituar shumicë ne  votave dhe kam marrë po ashtu vota në të gjitha komunat ku ka një shumicë maqedonase. Nuk ka komuna me votues me shumicë maqedonase, ku nuk kam marrë vota. Votimi ishte një shuplakë për politikën e ndjekur nga partitë shqiptare në pushtet. Ai njoftoi një pranverë politike në Maqedoninë e Veriut që do të forcohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, theksoi Reka.

Blerim Reka

Ai ka gjasa të largohet nga gara në raundin e dytë që do të mbahet pas dy javësh.

Raundi i dytë konsiderohet t më problematik, sepse për të qenë legjitim, duhet të marrin jesh të paktën 40 për qind e elektoratit të përgjithshëm. Shumica e vëzhguesve pajtohen se kjo mund të jetë e vështirë për t'u arritur, pasi zgjedhjet historike presidenciale tërheqin shumë më pak vëmendje sesa zgjedhjet parlamentare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë