Vende dhe Udhetime

Rezorti më i lirë në Europë ndodhet shumë pranë nesh

Sunny Beach i Bullgarisë është vendpushimi më i lirë europian, tregon një analizë me 20 vendet më të lira bregdetare në Europë.

Çmimet në Bullgari janë rreth dy të tretat më lirë se konkurrenti më i afërt, Algarve në Portugalisë, thuhet në një postim në Money Travel

Analiza mori në konsideratë koston e nëntë produkteve kryesore turistike, duke përfshirë drekë dhe mbrëmje, pije, krem dielli dhe produkte të tjera. Algarve në Portugali ishte më e lirë, se Marmaris në Turqi. Ndërsa destinacioni më i shtrenjtë u rendit Sorriento në Itali, me çmime tre herë më të shtrenjta se në Sunny Beach.

Në vendpushimin bullgar, ku çmimet kanë rënë me 10.7% gjatë vitit të kaluar, pushuesit mund të gjejnë një drekë për dy persona për 8.42 paundë, paguajnë vetëm 1.17 paundë për një gotë verë në një bar.
Autoritetet e turizimit në Britani thanë se "megjithë vështirësitë që solli rënia e euros një vit më parë, çmimet konkurruese në restorante, bare dhe dyqane tregonin një rënie në më shumë se dy të tretat e destinacioneve që u analizuan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë