Libra

Revolucion

“Revolucion” është titulli i librit të ri të gazetarit italian, Bruno Vespa.

Me stilin e tij tipik të ngutshëm dhe qasjen e drejtpërdrejtë me burimet, Bruno Vespa na drejton në prapaskenat e spektaklit politik. Ai na shpjegon se si një ashensor social i ndalur prej shumë kohësh ka favorizuar fitoren e “populistëve” e, për të treguar se triumfi i 5 Yjeve në Mezzogiorno ka rrënjë të thella, që prej Mbretërisë së Dy Siçilive. Rindërtimi i konflikteve e ngjarjet e befta të tre muajve të shpenzuar për të formuar qeverinë dhe ndjenjën e pazakontë mes Matteo Salvinit dhe Luigi Di Maios.

Falë dialogjeve me protagonistët e këtij ndryshimi radikal, Vespa thellon rolin e ndërmjetësuesit të kryeministrit Giuseppe Conte.
Hyn në botën e "5 Yjeve" dhe në shtëpinë e Partisë Demokratike. Takon Matteo Renzi e Silvio Berlusconi.
Një udhëtim i gjatë një vit që ka ndryshuar panoramën politike italiane dhe i ka dhënë jetë Republikës së Tretë.

Bruno Vespa

Jemi në një vend rakitik nën shumë këndvështirme, dëshmi është vështirësia për tia dalë mbanë në formimin e një qeverie. Prej 4 marsit deri në një qershor 2018 është formuar një aleancë e paparë më parë, rezultat i tentativave të shumtë të dështuar dhe shkeljeve të përsëritura institucioanle. Pyetjet e mbetura çengel nuk kanë përgjigjje, megjithatë, janë ende shumë: kjo qeveri, frut i një kompromisi që deri pak më parë as që mendohej, është tregues i një fitoreje të Presidentit Mattarella? Çfarë objektivash do të arrijë të realizojë aleanca Grillo-Lega në gjashtë muajt e parë të qeverisë? Sepse Renzi ka bllokuar dakordësinë mes PD dhe 5 Yjeve? Kë dhe çfarë përfaqëson realisht Lëvizja dhe çfarë relevance ka Beppe Grillo? Lega mundet që të jetë realisht pika e referimit të qendrës së djathtë “të vjetër”?

Në “Revolucioni. Njerëzit dhe sfondi i Republikës së Tretë”, Bruno Vespa niset nga këto pyetje për të treguar pushtimin e Mezzogiorno nga 5 Yjet dhe problemet e një Italie të bashkuar nga një këndvështrim juridik, por i ndarë në nevoja. Vespa në fakt, kërkon mbi të gjitha të shpjegojë se si do të jetë e mundur të kombinosh taksën e sheshtë flat dhe pagesën e ndihmës ekonomike, dy prej risive të deklaruara në fushatën elektorale.

Një libër që analizon me kthjelltësi situatën delikate të përditshmërisë, me një vështrim nga e kaluara e shkaqeve dhe një nga e ardhmja e pasojave.
Bruno Vespa (Aquila, 1944) ka nisur të punojë si gazetar që në moshën 16 vjeçare. Pas diplomimit për drejtësi, në 1968 u klasifikua i pari në konkursin që do ta shpinte në Rai. Prej 1990 në 1993 ka drejtuar edicionin informativ në Rai Uno, Tg1. Prej 1996 programin e tij “Porta a porta” që është program politik, i aktualitetit, më i ndjekur. Për herë të parë në historinë e një programi televiziv, në emisionin e tij mori pjesë një Papë, Giovanni Paolo II, përmes një telefonate. Mes çmimeve më të njohura ka fituar Bancarella (2004), dy herë Saint-Vincent për TV (1979 e 2000) e në 2011 çmimin e karrierës; në të njëjtin vit ka fituar edhe Çmimin më të madh për gazetarinë.

Skeda e librit
Autor: Bruno Vespa
Titulli: Revolucioni. Njerëzit dhe sfondi i Republikës së Tretë
Shtëpia botuese: Mondadori
Çmimi: 20,00 euro
Faqet: 360
Në libraritë italiane: 7 nëntor 2018


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë