Futboll

Revolucion te Napoli, De Laurentiis kërkon dyshen Tare-Inzaghi

Duket se pas 12 viteve Igli Tare do të largohet nga Lazio, madje me vete mund të marrë edhe trajnerin Simone Inzaghi. Dyshja drejtuese, njëri në rolin e drejtorit, tjetrit në atë të trajnerit, e kanë mbajtur Lazion në nivele të larta, madje sezonin e kaluar ishte në luftë për titull.

Aurelio De Laurentiis po projekton revolucion në verë te Napoli. Sipas “Radio Kiss Kiss”, presidenti i skuadrës së kaltër do të tentojë të marrë dyshen drejtuesi të Lazios, Igli Tare-Simone Inzaghi. Në Itali pretendojnë se Gennaro Gattuso do të largohet nga “Stadio Maradona” në fund të sezonit, pavarësisht pozicionit të skuadrës në fund të sezonit. Janë shumë kandidatë potenciale për të marrë vendin e Gattusos: Vincenzo Italiano, Ivan Juric, Max Allegri, Luciano Spalletti (plus  Simone Inzaghi).

Sipas Radio Kiss Kiss Napoli, tekniku i Lazios ka shanse reale për të marrë drejtimin e Napolit, pasi ende nuk ka zgjatur kontratën me Lazion, me aktualen që i skadon në qershor. Napoli gjithashtu mund të vendosë të ndahet me drejtorin e sportiv, Cristiano Giuntoli. Në bazë të këtij skenari, De Laurentiis do të tentonte Igli Taren, i cili konsiderohet një nga drejtuesit më të mirë të futbollit Italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë