Analize

Revista Time: Gazetaria “Njeriu i Vitit” 2018

“Rojtarët e së vërtetës”, gazetarët që kanë rrezikuar jetën për të zbuluar krimet, gjenocidet, vjedhjet, abuzimet me pushtetin dhe planet e errëta të udhëheqësve politikë, janë shpallur nga gazeta prestigjioze “Time” si “Njeriu i Vitit”. Por kush janë këta gazetarë dhe cilat janë historitë e tyre sa të dhimbshme aq edhe frymëzuese për të na bërë të gjithëve njerëz më të mirë...

Një njeri i fortë që u kthye në “delen e zezë” të vendit të tij. Jamal Khashoggi i tregoi botës të vërtetën rreth brutalitetit të vendit të tij dhe atyre që heshtin për të. Dhe ai u vra për këtë.

Çdo detaj i vrasjes së tij e bëri atë një fenomen më vete: vula kohore në videon që kapi gazetarin saudit tek hynte në konsullatën e Stambollit më 2 tetor; imazhet e avionëve privatë ku hipën vrasësit, apo fjalët të tij të fundit të regjistruara në audio, “nuk mund të marr frymë".

Vdekja e tij zbuloi natyrën e vërtetë të një princi të qeshur dhe mungesën e plotë të moralit në Arabinë Saudite. Khashoggi i besoi jetën të vërtetës së tij. Ai kishte punuar në terren që nga rinia e tij. Si kryeredaktor i një gazete, ai ishte detyruar të dilte nga kornizat e qeverisë derisa u arratis në mërgim me shpresën se do t’i shpëtonte vdekjes.   

"Mos vallë duhet të zgjedhim midis kinemave dhe të drejtave tona si qytetarë për të folur, qoftë për të mbështetur apo kritikuar veprimet e qeverisë sonë?" pyeste ai në shkrim në “Uashington Post” në maj,

Khashoggi ishte larguar nga atdheu vitin e kaluar edhe pse në të vërtetë mbështeste shumicën e agjendës së princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Ajo që e urrehet në këtë mbretër dhe e ka dënuar me vdekje gazetarin ishte këmbëngulja e Khashoggit për ta bërë publikun të mendonte për vete dhe jo për udhëheqësin e tyre.

Jamal Khashoggi 

Një pavarësi e tillë nuk është një gjë e vogël në Arabinë Saudite. Ajo shënon dallimin mes tiranisë dhe demokracisë. Dhe në një botë ku autoritetet janë duke mjegulluar ndryshimin, një tirani nuk e ka për gjë të dërgojë njerëz të armatosur për një njeri që armën e vetme ka penën.

Ndërkohë, në Filipine, një 55-vjeçare e quajtur Maria Ressa është kryeredaktorja e “Rappler”, një faqe në internet që po zbulon të gjitha krimet e një presidenti me prirje autoritare. “Rappler” ka rrëfyer luftën e dhunshme të drogës dhe vrasjet e presidentit Rodrigo Duterte që kanë lënë rreth 12,000 njerëz të vdekur në Filipine. Qeveria e Dutertes refuzon të akreditojë “Rapler” si një gazetë dhe në nëntor akuzoi uebsitin për evazion fikskal, akuza që mund të dërgonin Ressan për deri në 10 vjet.

Dhe në burg në Myanmar, dy reporterë të “Reuters” të ndarë nga gratë dhe fëmijët e tyre, janë duke vuajtur një dënim pasi zbuluan “dorën e qeverisë” mbrapa gjenocidit të myslimanëve.

Kyaw Soe Oo dhe ua Lone dokumentuan vrasjen e 10 myslimanëve Rohiga dhe u dënua me shtatë vjet burg për ketë. Ndërkohë, vrasësit që u ekspozuan u dënuan me 10 vjet burg.

Stafi i gazetes "Capital", Washington

Përveç Jamal Khashoggiit, "mbrojtësit" e tjerë janë stafi i “Capital Gazette” të qytetit Anapolis që ndodhet në shtetit amerikan të Merilendit. Pesë anëtarë të kësaj gazete u vranë gjatë një shpërthimi masiv në zyrat e saj në muajin qershor.

Ndërkohë në Sudan, gazetari i pavarur Amal Habani u arrestua ndërsa mbulonte protestat, u ndalua për 34 ditë dhe u rrah me shufra elektrike. Në Brazil, reporterja Patricia Campos Mello u kërcënua pasi raportoi se mbështetësit e presidentit të zgjedhur Jair Bolsonaro kishin financuar një fushatë për të përhapur lajme të rreme. Dhe Victor Mallet, reporteri i Azisë për “Financial Times”, u detyrua të linte Hong Kongun pasi ftoi një aktivist të fliste kundër vendimeve të qeverisë kineze. Në mbarë botën, një numër rekord i gazetarëve, plot 262, u burgosën në vitin 2017.

Amal Habani

Tre dekada pas Luftës së Ftohtë, autokracia “ka ngritur sërish kokë”. Despoti i shkollës së vjetër përqafonte censurën, por despoti modern nxit mosbesim ndaj një fakti të besueshëm, përhap konfuzion në mediat sociale dhe krijon iluzionin e legjitimitetit.

“Dezinformimi modern- thotë David Patrikarakos, autor i librit "Lufta e 140 shkronjave "- nuk funksionon si propaganda tradicionale. Ajo përpiqet të errësojë ujërat. Ajo përpiqet të mbjellë sa më shumë konfuzion dhe sa më shumë dezinformim të jetë e mundur, kështu që kur njerëzit të shohin të vërtetën, ta kenë të vështirë ta njohin ".

Nguyen Ngoc Nhu Quynh  është një blogere Vietnamese që tërhoqi vëmendjen për kritikat ndaj qeverisë së kontrolluar nga Partia Komuniste. Në vitin 2017, ajo u dënua me 10 vjet burg për "propagandë kundër shtetit". Në tetor, Quynh u lirua në një marrëveshje lirimi. Tani në SHBA, ajo zotohet të vazhdojë të luftojë abuzimet në vendin e saj.

Historia e këtij sulmi mbi të vërtetën është një nga më të vështirët për t'u treguar. "Ne të gjithë mësuam në universitet se gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e ngjarjes, e aq më pak të bëhen vetë ajo, por kjo nuk është zgjedhja jonë", thotë gazetari Can Dündar, i cili pasi u akuzua për zbulimin e sekreteve shtetërore në gazetën e tij në Turqi , u arratis për në Gjermani, ku krijoi një uebsiajt lajmesh. "Kjo është bota e liderëve të fortë që e urrejnë shtypin dhe të vërtetën ".

Kjo botë udhëhiqet, në një farë mënyre, nga një presidenti amerikan. Dukë përqafuar sulmet ndaj shtypit, Donald Trump ka rrezikuar gazetarët në mbarë botën. "Unë mendoj se problemi më i madh me të cilin po përballemi tani është se fenerët e demokracisë, ato që u ngritën për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypi nga Shtetet e Bashkuara, po fashiten", thotë Ressa, redaktorja e Rappler. "Cilat janë vlerat e Shteteve të Bashkuara?"

Can Dundar

Në kohëra normale, mediat amerikane janë pjesë e jetës publike aq sa ajri. Por nga sulmet dhe gënjeshtrat e Presidentit, liria e shtypit në mbarë botën është në rrezik. Përpjekjet për të minuar të vërtetën faktike, vënë në dyshim edhe vetë funksionimin e demokracisë. Në fund të fundit, liria e fjalës u vendos me dashje në Librin e të Drejtave.

Khashoggi ishte një gazetar mjaft i njohur në Arabinë Saudite, përpara se të largohej në SHBA në vitin 2017. Në artikujt e tij për “Washington Post” ai kritikoi vendimin e princit të kurorës Mohammed bin Salman për marrjen e pushtetit të plotë dhe shtypjen e fjalës së lirë. Më 2 tetor, Khashoggi u vra nga agjentët e mbretërisë brenda konsullatës së Stambollit, ndërsa e fejuara e tij po e priste jashtë.

Shahidul Alam

Alam, një fotograf dhe aktivist i cili ka dokumentuar abuzimet e të drejtave të njeriut dhe trazirat politike në Bangladesh për më shumë se 30 vjet, u arrestua në gusht nën akuzat për deklarata "të rreme" dhe "provokative" pasi kritikoi kryeministrin Sheik Hasina në një intervistë. Ai mund të përballet me 14 vjet burg nëse dënohet, por gazetari nuk është ndalur dhe planifikon të mbulojë zgjedhjet e ardhme të vendit të tij më 30 dhjetor, pasi është i shqetësuar për manipulimin e zgjedhjeve.

"Duket sikur jemi kthyer në epokën e viteve '70 deri, kur të dy, si demokratët dhe republikanët ishin skeptikë për shtypin", thotë Jonathan Ladd, drejtori i Institutit Amerikan të Sondazheve në Universitetin Georgetown. "Në 20 vitet e fundit, përçarjet mes mediave po rritet dhe peshorja e rënies së vazhdueshme po anon anën e republikanëve."

Shumica e gazetarëve nuk kanë asnjë iluzion në lidhje me pagabueshmërinë e tyre. Ata bëjnë gabime, çdo ditë. Përgatitja e "lajmeve të rreme" zbuloi se çdo gabim i tyre është i qëllimshëm, pasi shumë gazetarë pranojnë të bëhen pjesë e një fushate të koordinuar për të mashtruar.

"Njerëzit supozojnë më të keqen për gazetarët", thotë Joy Mayer, drejtor i Projektit Amerikan të Lajmeve të Besueshme, "Ata kanë supozime se ne i paguajmë burimet tona dhe se kur flasim për burime anonime, ne as që e dimë se cilët janë ato burime. Ata janë të befasuar kur dëgjojnë se ne kemi etikë dhe se mbajnë diskutime të gjata në lidhje me fjalët apo fotot që duhet të përdorim ".


 Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo

Organizatat e lajmeve kanë përgjegjësi për këtë, pasi linjat editoriale kanë penguar gazetarët që të shpjegojnë se si e bëjnë punën e tyre.

"Liria e shtypit fillon në nivel lokal", thotë gazetari amerikan Rick Hutzell. "Në nivel kombëtar askush nuk na dëgjon”.

Konsolidimi i mediave të vendit është padyshim shqetësues. Vetëm pesë korporata kontrollojnë atë që shumica e amerikanëve shohin ose dëgjojnë (në vitin 1983, ishin 50). Por Trump nuk bëri asnjë kundërshtim publik kur “Sinclair Broadcast Group “propozoi blerjen e “Tribune Media”. Sinclair është një pronar i pazakontë, në muajin mars kompania i kërkoi rreth 200 televizioneve që të lexonin një paralajmërim ku thuhej se "disa anëtarë të mediave përdornin platformat e tyre për të nxitur paragjykime dhe për të kontrolluar pikërisht atë që njerëzit mendojnë."

Për herë të parë gazetarët në SHBA janë në rrezik për jetën. Truprojat përcjellin tanimë gazetarët e CNN-së përmes tubimeve të Trump, dhe redaksia e rrjetit televiziv në Manhattan u evakuua në tetor, pas gjetjes së 16 bombave të dërguara nga mbështetësit e Trump.

Por rritja e rrezikut për gazetarët në SHBA ende shumë e vogël krahasuar me ata që punojnë për të raportuar të vërtetën diku tjetër. Në Myanmar, gazetarë luftojnë çdo ditë me vdekjen.

Gazetari Kyaw Soe Oo u rrit atje. Ai ishte budist, por nuk ndau paragjykimet e përhapura ndaj myslimanëve Rohiga. "Kyaw Soe Oo beson se çdo njeri duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe nuk duhet të ketë diskriminime ndaj askujt", thotë gruaja e tij, Chit Su Win. "Ai është përpjekur t’ia mësojë edhe këtë vlerë të vajzës së tij."

Chit Su Win dhe Pan Ei Mon , janë gratë e dy gazetarëve të Reuters të cilët janë burgosur në Myanmar që nga dhjetori i vitit 2017. 

Kyaë Soe Oo punoi për një letër lokale, pastaj në vitin 2017 u punësua nga Reuters. Ai filloi të bashkëpunonte me gazetarin Ua Lone dhe së bashku, ata mbuluan një nga historitë më të mëdha në botë atë vit, transferimin e qindra mijëra myslimanëve Rohiga në Bangladesh, për t’i shpëtuar ushtrisë së Mianmarit.

Ata sulmuan disa herë Aung San Suu Kyi, udhëheqësen de facto të qeverisë, e cila para se të ushtronte pushtetin politik fitoi çmimin Nobel për Paqe. Por sapo mori pushtetin, ajo urdhëroi zjarrvëniet, përdhunimet dhe ekzekutimet masive të myslimanëve Rohiga.

Më 12 dhjetor 2017, Kyaw Soe Oo dhe Ua Lone u ftuan për darkë nga një zyrtar i policisë. Ata ishin duke hetuar ekzekutimin e 10 myslimanëve Rohiga ku ishte përfshirë njësia zyrtare. Pas darkës, policia i dorëzoi gazetarëve disa letra dhe disa momente më vonë, gazetarët u arrestuan për posedim të dokumenteve, të cilat ata ende nuk i kishin lexuar. Në shtator, Kyaw Soe Oo dhe Lone u dënuan me shtatë vjet burg.

As gruaja e tij nuk e kuptoi rrezikun që i kanosej Kyaw Soe Oo. Ajo provoi “pikën e parë të këtij helmi” në vitin 2017, kur shkoi me të në Rakhine, një qytet që papritmas u sulmua nga një grup militantët të myslimanëve rohinga.

"Unë shkova me të sepse nuk kisha qenë kurrë më parë në Rkahine", thotë ajo. "Pas sulmeve unë vrapova për të shpëtuar. Por ai shkoi në punë. ".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë