Vende dhe Udhetime

Restorantet më të mira në SHBA për vitin 2018

“Gabriel Kreuther” u vlerësua si restoranti më i mirë në SHBA nga faqja kryesore e internetit me përshtypjet e udhëtimeve.

Faqja TripAdvisor u kërkoi udhëtarëve të vlerësonin restorantit më të mirë në Amerikë, mes një liste prej 75 restorantesh më të njohura në SHBA.
Restorantet u zgjodhën në bazë të sasisë dhe cilësisë së ushqimit gjatë një periudhe 12-mujore.

“Përvoja e ushqimit shpesh mund të jetë pika kryesore e ndonjë udhëtimi ose një mbrëmjeje," ka thënë Bertrand Jelensperger, zëvendëspresident i faqes TripAdvisor.
Kategoritë e restoranteve këtë vit kanë për qëllim të ndihmojnë udhëtarët të gjejnë një vend ideal për të ngrënë.

Në grupin e restoranteve më të mira sipas vlerësimit të udhëtarëve hynë gjithashtu edhe Restorant “Daniel” në NY, “Café Monarch” në Scottsdale, “Circa 1886” në Charleston, Restoranti “Flight” dhe “Wine Bar” në Memphis.

Ndërsa restorantet me ushqim të shpejtë më të mirë janë vlerësuar Hot Dogs Portillo në Çikago, Earl of Sandwich në Las Vegas, Shake Shack në New York City, Blaze Pizza në Orlando, dhe In-N-Out në Los Angeles.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë