Para

Reshjet i sollën Kesh-it 6 mln euro

Nga Gazeta 'SI' - Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, vijon të eksportojë energji, si rezultat e reshjeve ekstreme të ditëve të fundit në vend, duke arkëtuar 6 mln euro për një javë shitje.

Në ankandin e ditës së sotme, KESH, shiti 31.3 megavatorë energji për mbi 2 mln euro, në dy lote.

Këtë herë, çmimi i shitjes ka rezultuar disa herë më i lartë se ai i ankandit të fundit, 247 dhe 285 euro/MWh. KESH eksportoi për herë të parë pas disa muajsh më 21 nëntor, me vlerë rreth 100 euro/MWh, më pas më 23 nëntor me pothuajse të njëjtat vlera.

Reshjet intensive që shoqëruan fundjavën e shkuar dhe fillimin e kësaj jave, përmirësuan ndjeshëm situatën hidrike në kasakadë dhe shtuan rezervën në Fierzë, e cila ende nuk po shfrytëzohet. Në një njoftim për media, KESH tha se momentalisht prodhimi në HEC-e, plotëson të gjitha nevojat vendase për konsum të energjisë.

Duke qenë se mungesa e reshjeve dhe prodhimi në hidrocentrale ishte arsyeja kryesore pse qeveria konsideroi dhe propozoi një fashë konsumi, mund të ndodhë përsëri shtyrja e saj për muajin dhjetor. (Më datë 1 pritet njoftim i Ministrisë së Energjisë.)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë