Ka ndodhur

Reshje bore në Veri të vendit, por qarkullimi vazhdon normalisht

Këtë të mërkurë kanë rinisur reshjet e shiut dhe të dëborës në vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e situatës që ka përfshirë para së gjithash zonën e Veriut.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ARRSH thekson se bora që ka rënë në qytetin e Kukësit, Tropojë, Kuben Vasije, në Qafë Mali Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kalimash, deri më tani nuk ka sjellë asnjë problem në qarkullimin e automjeteve.

ARRSH bën me dije se qarkullimi vazhdon normalisht dhe se kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe punëtorët, janë në terren për të mbajtur hapur të gjitha akset me prezencë bore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë