Ne rrjet

Reporterët Pa Kufij i “tërheqin veshin” Ramës për sulmet ndaj gazetarëve gjatë pandemisë

Reporterët Pa kufij kanë ngritur sot alarmin për dhunën dhe fyerjet ndaj gazetarëve në mesin ne epidemisë së gazetarëve. Organizata prestigjioze e mbrojtjes së lirisë së shtypit kanë kritikuar edhe kryeministrin Edi Rama për deklaratat dhe sulmet ndaj mediave pas zbulimit të rastit të parë epidemisë.

Fenomeni i gjuhës së urrejtjes po shihet kudo në Ballkan. Në fillim të krizës së koronavirusit, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u kërkoi qytetarëve në një mesazh të regjistruar paraprakisht telefonik që të ndërmerrnin masa higjienike përfshirë edhe mbrojtjen  kundër mediave”, shkruajnë Reporterët Pa kufij. Ata u bëjnë thirrje institucioneve kombëtare dhe europiane të mbrojnë median, duke thënë se po përpiqen të përmbushin misionin e tyre publik në kushte të rrezikshme.

Një muaj më parë, Kryeministri Rama ka akuzuar mediat se po përpiqeshin të përhapnin panik, duke alarmuar qytetarët se situata nga koronavirusi ishte më e rëndë nga sa paraqitej. Por një javë pas mesazhit zanor që shpërndau qytetarëve nëpërmjet një kompanie celularë, do  të ishte kryeministri ai që do të ngrinte alarmin në lidhje me pandeminë, duke thënë se “ndodhemi në luftë.”

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Gazeta "Si", prill 2020

Reporterët Pa Kufij janë të bindur se ndërkohë që gazetarët po kontribuojnë në luftimin e COVID-19, ata bëhen vetë viktima, duke u përballur me sulme nga armiqtë e ndryshëm të lirisë së shtypit - përfshirë, për fat të keq, edhe disa qeveri, që përfitojnë nga situata për ndjekur ndjekjen kritikët e tyre.

Organizata sjell edhe shembullin e Serbisë, ku gazetarja Ana Laliq u arrestua mbrëmjen e vonë të një prill dhe u vu në ndalim 48-orësh. Banesa e saj u kontrollua plotësisht dhe iu sekuestruan celularët dhe kompjuteri. Bastisja u bë në ditën e parë të hyrjes në fuqi të një vendimi të ri qeveritar duke dhënë qeverisë monopolin e shpërndarjes së informacionit në lidhje me koronavirusin.

Kur Ana Laliq botoi artikullin "Qendra Klinike Vojvodina e rrënuar: Nuk ka mbrojtje për infermierët", spitali ngriti një ankesë kundër saj me akuzën e dëmtimit të reputacionit të saj dhe përhapjes së panikut tek publiku. Pas një proteste nga mediat, Ana Laliq u lirua nga paraburgimi mëngjesin tjetër, dhe kryeministrja serbe tërhoqi vendimin e ri të qeverisë dhe kërkoi falje. Megjithatë, gazetarja mund të përfundojë me një dënim deri në pesë vjet burg dhe gjobë. Për më tepër, burimet e saj mund të jenë kompromentuar për shkak të sekuestrimit të pajisjeve të saj. Serbia tashmë renditet e 90-ta në Indeksin e Lirisë Botërore të Shtypit 2019 të RSF-së.

Viktor Orban, Gazeta Si, 2020

Në fakt, rasti i Ana Laliq pasqyron një prirje më të madhe të akuzave dhe dhunës ndaj mediave në Ballkan dhe në lindje të Bashkimit Europian. Ndërkohë që po marrin masa për të luftuar pandeminë COVID-19, qeveritë po përdorin ligje shtypëse për të frenuar lirinë e shtypit dhe për të hapur derën e ndjekjeve arbitrare ndaj gazetarëve kritikë.

“Rasti i Ana Laliq është alarmant. Bashkimi Europian duhet të sigurohet që virusi hungarez të mos përhapet në tërë Ballkanin dhe Evropën Qendrore, "thotë Pavol Szalai, Shefi i Tavolinës së Bashkimit Europian dhe Ballkanit në Reporterët Pa Kufij.

Po ashtu organizata ngre alarmin se edhe legjislacioni u ri i Hungarisë për koronavirusin urdhëron dënime me deri në pesë vjet burg për përhapjen e lajmeve të rreme, ndërsa qeveria vendos për atë që është ose jo e vërtetë. Legjislacioni pasoi sulme dhe kërcënime të bashkërenduara kundër mediave të pavarura, të akuzuara për dezinformim, megjithëse ata raportuan për COVID-19 më me përgjegjësi sesa mediat pro-qeveritare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë