Lajme

Rënie e fortë e LSI-së në Berat

Ambicia e Lëvizjes Socialiste për Integrim për numër mandatesh në Qarkun e Beratit qëndronte në tre të tillë, por numërimi i deritanishëm i jep kësaj force politike vetëm 1 mandat.

Nga numërimi i deritanishëm i votave, LSI ka rreth 11 për qind të tyre, një rënie me të paktën 15 për qind në krahasim me zgjedhjet e 2017-ës, kur mori rreth 26 për qind të tyre.

Analiza e shifrave sugjerojnë se votat e LSI-së kanë kaluar kryesisht për Partinë Demokratike, që ka deri më tani rreth 31 për qind të tyre, nga 19 për qind të votave që merrte në 2017-ën.

Po në krahasim me 2017-ën, një rritje me 1 për qind regjistron edhe PS në këtë qark.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë