Treg

Rënia e lirës, turqit po gjejnë ngushëllim te Bitcoin

Nga Gazeta ‘SI’ - Zhvlerësimi i lirës turke kundrejt dollarit (dhe të gjitha valutave të tjera) ka favorizuar rritjen e çmimit të Bitcoin atje.

Ndërkohë që lira ka humbur 30% të vlerës së saj, kriptomonedha po tregtohet me një çmim 1.3% më të lartë se në tregjet globale. Kjo ka nxitur qytetarët të blejnë Bitcoin.

Një BTC shitet 820,600 lira në Turqi dhe të gjithë duket se janë të interesuar më tepër për të dhe se si mund të mbrojë qytetarët nga inflacioni.

Edhe në vendet e zhvilluara, kur inflacioni nisi të rritej një vit më parë, Bitcoin u përdor si mburojë, por shpejt u harrua duke hedhur poshtë mitin se ‘monedhat digjitale do të mbrojnë investitorët në kohë të vështira’. Verën e shkuar, të gjitha kriptomonedhat pësuan një crash të fortë, nga e cila nuk kanë dalë ende.

Në tregjet botërore BTC vazhdon të jetë në tendencë rënëse, rreth 29 mijë dollarë.

Burimi: BeinCrypto, Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë