Para

Rënia e euros – Paraja në qarkullim pësoi rënie, por ajo jashtë sistemit u rrit

Nga Gazeta ‘SI’ - Në muajin qershor 2023, paraja e gjerë në qarkullim në Shqipëri ka shënuar një tjetër rënie, por agregatët e saj kanë pësuar rritje.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, agregati M1 (paraja jashtë korporatave depozituese plus llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të rezidentëve jobanka, pa qeverinë) është rritur me rreth 11 mld lekë në një muaj duke arritur në 735 mld lekë në total.

Agregati M2 (M1 bashkë me depozitat me afat në lekë të rezidentëve jobanka, përjashtuar qeverinë) është rritur me 10 mld lekë duke shkuar në 936 mld lekë.

Agregati M3 (paraja e gjerë përfshin M2 plus depozitat në valutë të rezidentëve jobanka, përjashtuar qeverinë) ka pësuar një rënie me 3 mld lekë, duke u ulur në 1.633 mld lekë në qershor. Rënia e M3 ka ndodhur përshkak të zhvlerësimit të valutave dhe raportimi i tyre bëhet në lekë. Ky tregues është 20 mld lekë më i lartë se një vit më parë, por krahasuar me janarin 2023, 'mungojnë' 50 mld lekë.

Por BSH tregon se paraja jashtë sistemit ka pësuar rritje me 5 mld lekë brenda një muaji. Në total, në fund të qershorit në vend kanë qarkulluar 389 mld lekë. Edhe kjo para dominohet nga euro ndonëse efekti nuk duket.

Nga një vit më parë, paraja jashtë sistemit bankar ishte rreth 20 mld lekë më pak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë