Treg

Rënia e çmimit të naftës? “Fajin e ka Amerika”

Stephanie Yang and Amrith Ramkumar - Kurba që tregon çmimin e naftës në rënie po përshpejtohet, ndërsa po rritet prodhimi i naftës së papërpunuar amerikane që shkakton për rrjedhojë një rritje ekonomike më të dobët globale..
Nafta e papërpunuar ra të premten me 7.7%, rënia më e madhe një ditore që prej korrikut 2015 dhe çmimi është i ulur gati sa 1/3 që prej fillimit të tetorit.

Referenca amerikane, West Texas Intermediate futures, u mbyll me 50.42 $ për fuçi - niveli më i ulët i saj në një vit. Për shkak se rritja ekonomike jashtë SHBA-ve ka rënë, prodhuesit dhe tregtarët po shqetësohen që kërkesa për naftë të papërpunuar do të bjerë gjithashtu.

Në Gjermaninë e varur nga eksporti, një indeks i menaxherëve të blerjeve, pati nivelin më të ulët në katër vjet, shumë më poshtë nivelit që prisin ekonomistët.

Sipas njerëzve që e njohin çështjen, pjerrësia e rënies ka bërë që Arabia Saudite dhe Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës të marrin në konsideratë një plan për të ulur prodhimin në mënyrë të qetë me qëllim rritjen e çmimit.

Kjo ide do të rezultonte me kartelin që do të mbante synimet zyrtare të prodhimit të vendosura në vitin 2016. Por, për shkak se Arabia Saudite po i tejkalon ato synime me gati 1 milion fuçi në ditë, do të duhej në mënyrë efektive një shkurtim. Një veprim i tillë mund të ndihmojë në mbështetjen e çmimeve pa ngritur zemërimin e Presidentit Trump, i cili ka bërë thirrje që OPEC të mbajë çmime më të ulëta.

Iinvestitorët mbeten skeptik në lidhje me takimin e OPEC në Vienë më 6 dhjetor nëse do të jetë në gjendje për të kthyer në rrjedhën e mjaftueshme furnizimin e naftës për të mbështetur çmimet.


Një arsye e madhe është shfaqja e industrisë së naftës në SHBA si një nga lojtarët më të rëndësishëm në botë. Prodhimi amerikan i naftës është pothuajse dyfishuar që nga fillimi i 2012-ës, e ka bërë SHBA-të një furnizues kyç dhe ka përkeqësuar shqetësimet në lidhje me naftën e papërpunuar globale. 


"Unë kurrë nuk mendova se do të dëgjoj këto lloj shifrash të dalin prej SHBA-ve", tha Bob Yawger, drejtor i divizionit në Mizuho Securities USA. "Kjo do të detyrojë ndërhyrjen e OPEC-ut".

Këtë verë, SHBA-të e tejkaluan Arabinë Saudite dhe Rusinë si prodhuesi më i madh i naftës-një titull që nuk e kishte mbajtur që prej vitit 1973, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Prodhimi mujor në SHBA ishte 11.65 milionë fuçi në ditë në muajin shtator dhe pothuajse e njëjtë në muajin tetor, sipas firmës konsulente për energji Ëood Mackenzie, ndërsa furnizimi i Arabisë Saudite ishte gati 11 milionë fuçi në ditë muajin e kaluar dhe prodhimi rus qëndronte në 11.4 milion në ditë.

"Dikur bota ishte ndarë në OPEC dhe jo OPEC," tha Daniel Yergin, nënkryetar i IHS Markit, i cili projekton se SHBA-të do të jenë eksportuese të naftës neto në fillim të 2020s. "Tani është bota e tre të mëdhenjve".


Në javët e fundit, kjo është reflektuar në një sasi të madhe të naftës që ruhet. Rezervat e papërpunuara në SHBA janë rritur për nëntë javë rresht. Inventarët përparuan me 4.9 milion fuçi në javën që u mbyll më 16 nëntor dhe u rritën më shumë se 10 milionë fuçi një javë më parë, rritja më e madhe një javore që nga shkurti 2017.


Pengesat në nxjerrjen e naftës nga pellgu Permian në Teksas kanë çuar në një divergjencë të madhe me çmimet e referencëstë naftës. Treguesi global, për naftën bruto, tregon se ajo tregtohet për rreth 9 dollarë më shumë se West Texas Intermediate, e cila është më e vështirë për t'u arritur në tregjet globale.


Megjithatë, SHBA-të kanë vazhduar të nxjerrin naftë dhe shumë prej tyre presin që këto pengesa të kalojnë vitin e ardhshëm pasi tubacionet e reja të ndërtohen, duke përfituar madje edhe më shumë naftë të papërpunuar në pjesën tjetër të botës.
Pasiguria në frontin gjeopolitik ka kontribuar gjithashtu në shqetësimet në lidhje me furnizimin e tepërt të naftës.

Z. Trump ka treguar vullnet për të parë përtej vrasjes së një gazetari të SHBA-ve në marrëdhëniet e tij me Arabinë Saudite. Dhe Shtetet e Bashkuara, pas disa muajsh që pretendonin zbatimin e rreptë të sanksioneve mbi Iranin, kanë qenë më bujare se sa pritej duke lejuar për tetë qeveri blerjen e naftës iraniane. Kjo mund të çojë në furnizim më të lartë se sa pritej nga Republika Islamike.


Zyrtarët sauditë thanë se zoti Trump bëri presion derisa vendi i tyre të rriste prodhimin e naftës në nivele rekord përpara vendosjes së sanksioneve mbi industrinë e naftës në Iran, shkruan gazeta.   


"Ata po përpiqen të bashkëpunojnë sa më shumë që të jetë e mundur," tha Douglas Hepëorth, zyrtari kryesor operativ në Gresham Investment Management LLC, një firmë me vlerë prej 7 miliard dollarësh me rreth një të tretën e aseteve të saj në energji. "Gjithë kjo u shkaktua që të gjithë njerëzit në botë të lëvizin në kapacitet të plotë për të bërë botën të sigurt për sanksionet iraniane".

Forca e prodhimit global tashmë kërcënon të mbizotërojë kërkesën. Kjo mund të bëjë presion ndaj OPEC dhe aleatëve të saj si Rusia për të shkurtuar prodhimin, kur grupi do të mblidhet muajin e ardhshëm me shpresën për të rifituar kontroll më të drejtpërdrejtë të furnizimit global.


Një kombinim i tillë ndihmoi në frenimin e uljes së çmimit të naftës dy vjet më parë, duke sfiduar skeptikët, që në herët precedente paralajmëruan kontrollin e OPEC ndaj tregjeve botërore. Në 2016, karteli punoi me Rusinë dhe një grup të prodhuesve të naftës të lidhur dhe jo OPEC.


Shtimi i presionit mbi naftën do të thotë një dollar amerikan më i fortë. Meqenëse çmimi i naftës së papërpunuar është në dollarë, ai bëhet më i shtrenjtë për blerësit e huaj kur rritet monedha amerikane. Më 12 nëntor, dollari u rrit në nivelin më të lartë që nga marsi 2017, i forcuar nga pritjet e normave më të larta të interesit. Kjo mund të fillojë të pengojë kërkesën globale, një nga drejtuesit fillestarë që mbështeti rikuperimin e naftës së papërpunuar.
Nëse çmimi i naftës vazhdon të bjerë, shumë shpejt, do të mund të dëmtojë prodhuesit e SHBA-ve.

Zoti Trump ka shkruar në llogarinë e tij në Tweeter këtë javë se shpreson që çmimet e naftës do të vazhdojnë të bien. Shpresat e tij i kanë mërzitur aktorët e sektorit, të cilët thonë se rëniet e vazhdueshme mund të dëmtojnë industrinë e SHBA-ve dhe qëllimet e deklaruara të administratës Trump të "dominimit energjitik" amerikan, në një kohë kur prodhimi i naftës në vend është në maksimumin historik.


Shtetet e Bashkuara në përgjithësi po korrin përfitime. Konsumatorët po shijojnë çmime më të ulta të karburantit. Prodhimi më i lartë i naftës ndihmoi Shtetet e Bashkuara të ulnin deficitin tregtar të mallrave me afro 250 miliardë dollarë në 2017 në krahasim me një dekadë më parë, sipas një raporti të fundit nga IHS Markit.
Ndërsa SHBA-të kanë eksportuar më shumë naftë dhe gaz natyror, bilanci tregtar i energjisë në vend u rrit në suficit në tetor, sipas të dhënave nga Banka e Amerikës Merrill Lynch.


Fakti se SHBA-të po eksportojnë më shumë se sa importojnë ndihmon izolimin e vendit nga luhatjet e theksuara të çmimeve globale dhe rrit autoritetin e OPEC në vendimin e saj për të ulur prodhimin apo jo, thanë analistët.
"Ne po rishkruajmë rregullat për mënyrën se si mendojmë për konkurrencën globale të tregtisë dhe pjesën e tregut", tha Michael Tran, strateg i energjisë në RBC Capital Markets. "Nuk ka asnjë libër ushtimesh ose kontekst të dhënë se sa ka qenë e e shpejtë rritja e SHBA-ve"

Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë