Lajme

RENEA zbarkon në Dibër, 4 të arrestuar për kanabis dhe armëbajtje pa leje

Katër persona janë arrestuar në Dibër këtë të premte, falë edhe mbështetjes së RENEA-s mee akuzën për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në një zonë të thyer malore të Lurës, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A.K., 16 vjeç dhe F. K., 27 vjeç vëllezër dhe F.K., 18 vjeç, banues në fshatin Grykë Nokë, Bashkia Dibër, për kultivim kanabisi.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi një sasi lënde narkotike, si dhe asgjësoi me anë të djegies pjesën tjetër të bimëve që ishin në proces tharjeje.

Ndërsa në një lokal në fshatin Urakë në Mat, është kapur D.N., 32 vjeç, banues në fshatin Bruç, pasi gjatë kontrollit në trup i është gjetur një pistoletë me 6 fishekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë