Futboll

Rekordi vazhdon… radhën e ka Roma

Edhe Leverkusen nuk e diskutoi kalimin në gjysmëfinale të Europa League. Gjermanët barazuan 1-1 me West Ham në “London Stadium”, por fitorja 2-0 në ndeshjen e parë i siguroi një biletë për me tej.

Hammers ushtruan presion të lartë që në fillim dhe ishin të vendosur për të kthyer rezultatin. Në minutën e 13′ , Antonio goditi me kokë dhe topi shkoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë, ekipi i Shabi Alonsos u përpoq për të ndryshuar diçka, por nuk e arriti dot. Në fund, West Ham uli ritmin dhe pësoi golin e barazimit me autor Frimpong.

Kaq mjaftoi që kampionët e rinj të Gjermanisë të merrnin një biletë në gjysmëfinalen, ndërsa londinezet e West Ham eliminohen përfundimisht nga Europa League.

Ndërkohë, në takimin tjetër, Marseja kaloi më tej pasi eliminoi Benfikën vetëm nga 11-metërshat. Pas fitores minimale të portugezëve në takimin e parë, francezët reaguan në shtëpi pas një goli të Faris. Një ndeshje me pak raste po në fund festa është e gjitha franceze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë