Futboll

Manaj bëhet ‘turk’, zyrtarizohet te Sivaspori

Gazeta Si – Pritjes i ka ardhur fundi. Rei Manaj është bërë zyrtarisht me skuadër të re. Ashtu siç pritej, ai është zyrtarizuar te turqit e Sivasporit, duke shtuar numrin e lojtarëve që aktivizohen në futbollin turk.

Rei Manaj pozon me fanellën e Sivasporit. Gazeta Si, 22 gusht 2023

Sulmuesi 26-vjeçar është një lojtar i shumëshëtitur. Përveç Italisë, ku është rritur sportivisht, ai ka luajtur dhe në Spanjë me disa skuadra, mes tyre edhe Barcelona. Aventura e fundit ishte ajo me Uatfordin në Angli dhe që rezultoi e pasuksesshme. Manaj ishte pa skuadër prej disa muajsh.

Kjo situatë ka bërë që sulmuesi të humbasë edhe ftesën e Kombëtares së Silvinjos për ndeshjet e fundit. Manaj, pas firmës në Turqi, duhet të rigjejë formën e tij më të mirë dhe të shpresojë më pas për rikthimin me fanellën kuqezi, ku rivaliteti është rritur ndjeshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë