Politike

Reforma zgjedhore, Salianji: Jemi 47 deputetë kundrejt 7 vetave që nuk janë as parti

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji që drejtoi grupin parlamentar të PD-së në seancën e të enjtes tha për mediat se janë tre kërkesa që Kushtetuta u njeh atyre për përfaqësim.

Salinji nënvizoi se nuk mund të përfaqësojnë opozitën në komisionin e reformës zgjedhore një grupim i vogël kundrejt 47 deputetëve, duke iu referuar grupit zyrtar të PD drejtuar nga Lulzim Basha.  

“Ne po kërkojmë dhe po i përsëris, tri kërkesa kushtetuese që nuk na i garanton Edi Rama, nuk na i garanton Lindita Nikolla dhe asnjë prej përfaqësuesve të PS-së.

Po kërkojmë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ashtu siç e keni parë, 47 deputetë që përbëjnë shumicën e deputetëve të grupeve parlamentare të opozitës, kërkojnë që të kenë përfaqësimin e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe proporcionaliteti ndërkohë është i mirëpritur.

Nuk mund të ketë një grupim që nuk është as parti me shtatë deputetë, të ketë katër përfaqësues dhe grupet opozitare, të gjithë partitë opozitare bashkë me partinë më të madhe që është PD dhe Grupi Parlamentar i PD, të mos kenë përfaqësimin e bashkëkryetarit", tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë