Ambasada amerikane i është rikthyer edhe një herë rëndësisë së Reformës në Drejtësi. Këtë herë përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, selia diplomatike e SHBA në vendin tonë vë theksin te procesi i vettingut.
Në video ambasada amerikane shpjegon se përse ishte kaq shumë i nevojshëm ky proces, si i hapi i parë për reformën në Drejtësi.
“Sipas një sondazhi të vitit 2012, 25% e gjyqtarëve pranuan se në sallat e gjyqit kishte korrupsion dhe 57% pranuan një nivel të caktuar ndërhyrjeje politike në vendim-marrjet e tyre. Kjo tregonte se sistemi i drejtësisë nuk ishte fort i drejtë”, thuhet ndër të tjera në video.
Në këtë postim, ambasada e SHBA në Tiranë nuk harron që t’ju bëjë një apel shqiptarëve të shohin dhe të mësojnë se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.
“Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi. Këtë javë, do të flasim për vetingun. Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces, por përse është vetingu i rëndësishëm? Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi#NdalKorrupsionit“- shkruhet në postimin e ambasadës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.