Para

Ke makinë luksoze? Kujdes, tani Tatimet do t’ju kontrollojnë për të ardhurat!

Nga Gazeta 'SI' - Në programin e reformave për dy vitet e ardhshme, qeveria ka përfshirë edhe atë të luftës ndaj informalitetit dhe mosdeklarimin e të ardhurave.

Sipas dokumentit të sapomiratuar, reforma që do të përfshijë specifikisht administratën Tatimore, do të targetojë personat me makina luksoze, në bashkëpunim me DPSHTRR-në, për të krahasuar të ardhurat e tyre të deklaruara. Më vonë nisma do të përfshijë dhe asetet e tjera të tatimpaguesve. Kontroll të tillë do të kenë edhe individët me sanksione.

Reduktimi i evazionit tatimor në punë, sipas dokumentit do të vijojë edhe përgjatë këtyre viteve me synim luftimin e paligjshmërisë. Sa i përket hetimit tatimor do të fokusohet në subjektet e përpunimit aktiv që përpiqen të shmangin pagesën e kontributeve shoqërore dhe subjektet që përdorin skema mashtrimi TVSH-je.

Deri në 2026-n, qeveria parashikon ndërtimin e regjistrit të Pasurive të Tatimpaguesve (të luajtshme dhe të paluajtshme).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë