Lajme

Redjan Rraja kërkon në Apel lirimin nga paraburgimi

Avokati i Redjan Rrajës ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës për masën “Arrest me burg” ndaj klientit të tij.
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Redjan Rrajën, pasi akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit.
Prokurori Rraja ishte në makinë me Landi Muharremin, një person me precedentë penalë, dhe shoferin e tij Andi Maloku, i cili ndërroi jetë dje në Spitalin e Traumës.
Deri më tani, Redjan Rraja ka mohuar të ketë lidhje me atentatin, ndërsa është shprehur se nuk ka dijeni se si janë gjendur gjurmët e tij në makinën e atentatorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë