Futboll

Reali i shpëton turpit në Gjermani, Liverpuli dhe Siti të pagabueshëm

Një gol në kohën shtesë nga Kasemiro ka shpëtuar Real Madridin nga humbja e dytë në Ligën e Kampionëve në po kaq ndeshje, çka do të bënte një mision të pamundur kualifikimin për spanjollët. Skuadra e Zidan vuajti shumë dhe u gjend në disavantazhin e dy golave të shënuar nga Thuram për Borusia Mënshengladbah, por Benzema 3 minuta para fundit dhe Kasemiro në shtesë barazuan 2-2, duke u dhënë pikën e parë madrilenëve.

Reali gjithsesi mbetet i fundit në Grupin B, ku udhëheq Shakhtari me 4 pikë, e më pas vijnë Interi dhe Borusia Mënshegladbah me nga 2 pikë. Anglezët vazhdojnë të tregojnë supermacinë e tyre në Europë. Liverpuli kaloi me lehtësi 2-0 danezët e Midtjylland, edhe pse në këtë ndeshje trajneri Klop luajti me shumë lojtarë të stolit. Mançester Siti i Guardiolës tregoi forcën e tij në Francë, duke fituar 0-3 në fushën e Olimpikës Marsejës. Si Liverpuli, ashtu edhe Mançester Siti, udhëheqin grupet e tyre me 6 pikë pas dy ndeshjesh.

Mançester Siti feston fitoren ndaj O.Marsejës. Gazeta Si, 27 tetor 2020

Ndeshjes spektakolare në Bergamo, ku Atalanta e Berat Gjimshitit barazoi 2-2 me Ajaksin. Holandezët e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 0-2, por në të dytën u barazuan nga Atalanta me dygolëshin e Zapatës. Atletiko Madrid bëri një përmbysje ndaj Salcburgut, duke e kthyer rezultatin nga 1-2 në 3-2. Porto bëri detyrën ndaj olimpiakosit.

Rezultatet e ndeshjeve të dyta në Champions
Lokomotiv Moskë-Bajern Mynih 1-2
Shakhtar Donjetsk-Inter 0-0
Atalanta-Ajaks 2-2
Atletiko Madrid-Salcburg 3-2
B.Mënshengladbah-Real Madrid 2-2
Porto-Olimpiakos 2-0
Liverpul-Midtjyland 2-0
O.Marsejë-Mançester Siti 0-3


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë