Futboll

Reali denoncon racizmin e tifozëve të Atletikos ndaj Vinicius, por rrezikon gafën me majmunët!

Gazeta Si – Në një foto të postuar në Instagram, Vinicius puth stemën e Realit. Poshtë fotos një ‘sticker’ i ‘dj’ izraelitë “Vini Vici”, që tregon evoluimin e majmunit deri te qenia njerëzore. Një postim që u fshi më pas…

Vinicius, shpesh ne qender te koreve raciste

Klubi i Real Madrid ka njoftuar me një komunikatë zyrtare një denoncim të bërë në Prokurori në lidhje me sulmet raciste ndaj sulmuesit Vinicius në ‘Stadio Olimpico’ dhe ‘Civitas Metropolitano’.

Sipas klubit të madh spanjoll, ka pasur një urrejtje të madhe dhe diskriminim ndaj lojtarit brazilian, gjithmonë e më shumë në qendër të këtyre ngjarjeve. Një video në rrjetet sociale tregon një grup të vogël ultrasish të Atletikos, që kërcejnë dhe këndojnë: "Vinicius shimpaze".

Por Reali ka rrezikuar të bëjë një gafë të madhe me Vinicius, me postimin me majmunë. Sulmuesi brazilian ka kërcënuar, sipas shtypit, të mos luante ndaj Valencias, për shkak të fotos së publikuar në profilin Instagram të Real Madrid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë