Futboll

Real në alarm: Jovic në kontakt me një të infektuar, probleme me testin e Vinicius

Sipas asaj që bën të ditur gazeta periodike spanjolle AS, sulmuesi serb i Realit të Madridit, është i detyruar të qëndrojë i izoluar në shtëpinë e tij në Madrid, sepse ka qenë në kontakt me një mik që ka qenë i infektuar me Covid-19.

Real ka aplikuar menjëherë protokollin e përcaktuar për rastet si ky. Futbollisti i është nënshtruar tamponit e ka rezultuar negativ, por pavarësisht kësaj është detyruar të qëndrojë në izolim. Jovic, e sigurtë që do të mungojë, në ndeshjen në shtëpi kundër Alaves dhe në varësi si do të zhvillohen situatat, mund të humbasë edhe ndeshje të tjera. Është mënyra e vetme që ka klubi për të qene 100% i sigurtë, se lojtari nuk është infektuar e nuk i ekspozon shokët në rreziqe të mundshme.

Nga ana tjetër, në konferencën për shtyp, Zidan ka zbuluar se ka pasur një problem me testin e bërë nga Vinicius, dhe se braziliani do duhet ta bëjë tamponin sërish. “Doktorët na informuan se testi kishte shkuar keq dhe se duhej ta ribënim. Ndonjëherë gabimet ndodhin. Kur një gjë e tillë ndodh lojtari nuk mund të stërvitet. Ne do ti kemi përgjigjet e testit këtë pasdite”, përfundoi Zidan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë