Futboll

Real Madrid s’toleron aspak në Champions, Onana shpëton Mançester Junajtid

Gazeta Si – Pas Interit dhe Bajernit të Mynihut, që fituan ndeshjet e para në Champions mbrëmjen e sotme, edhe klubet e tjera të mëdha kanë bërë detyrën. Fitore me shumë fat e Mançester Junajtid, e para në grup që ndez shpresat e kualifikimit të mundshëm.

Një gol i mbrojtësit Meguajër në pjesën u dha fitoren ‘Djajve të kuq’, por ai që i shpëtoi nga turpi ndaj Kopenhagenit ishte Onana. Skuadra e Ten Hag ishte me fat, sepse në shtesë portieri afrikan priti një penallti të danezëve. Pas humbjeve me Bajernin dhe Gallatasarajin, Junajtid arrin të marrë pikët e para në grup.

Real Madrid ka treguar edhe sot se në Champions është ‘padron’. Skuadra e Ançelotit arriti fitoren e 3-të në po kaq ndeshje, duke mundur 1-2 Bragën në fushën e saj. Rodrigo dhe Belingham shënuan golat për madrilenët.

Ka fituar edhe Arsenali në fushën e Seviljes me rezultatin 1-2, kurse Napoli mori tri pikët në Gjermani ndaj Union Berlinit, falë golit të Raspadorit.

Champions, ndeshjet e treta në grupe
Sot
Gallatasaraj-Bajern Mynih 1-3
Inter-Salcburg 2-1
Benfika-Real Sociedad 0-1
Braga-Real Madrid 1-2
Lens-PSV 1-1
Mançester J-Kopenhagen 1-0
Sevilja-Arsenal 1-2
Union Berlin-Napoli 0-1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë