Futboll

Real Madrid pushon nga puna mjekun e skuadrës, shkak bëhen dëmtimet e shumta

Gazeta Si – Klubi i madh spanjoll ka vendosur të largojë nga puna përgjegjësin e stafit mjekësor. Shkak për këtë vendim të pazakontë janë bërë dëmtimet e shumta që ka pasur gjatë kësaj periudhe.

Real Madrid nuk do të rrezikojë më shumë dhe ka marrë menjëherë masa për të frenuar dëmtimet e shumta muskulore të futbollistëve. Rasti më i përfolur është ai i Arda Gyler. Mesfushori i talentuar turk po përjeton një kalvar të gjatë për shkak të dëmtimeve.

Pas dëmtimit në menisk gjatë verës, lojtari i vitlindjes 2005 ka pasur edhe probleme të ndryshme muskulore, që i kanë mohuar debutimin me skuadrën e trajnerit Karlo Ançeloti. Klubi spanjoll dhe veçanërisht presidenti Florentino Perez kanë vendosur të marrin vendimin drastik të pushimit nga puna të Niko Mihiç, përgjegjës i stafit mjekësor te madrilenët.

Sipas lajmit të ‘Marca’, Reali muajt e fundit po vuan shumë nga dëmtimet e shumta muskulore të futbollistëve, një situatë e pazakontë kjo që ka lënë jashtë disa elementë të rëndësishëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë