Futboll

Real Madrid, një minutë heshtje për viktimat e Covid-19

Një minutë heshtje për të kujtuar viktimat e pandemisë së Covid-19. Futbollistët e Real Madrid janë mbledhur në formë rrethi përpara fillimit të stërvitjes së tretë të javës në Valdebebas, për ti bërë homazhet shumë spanjollëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirus.

Një gjest simbolik, që kryhet në të parën nga 10 ditët e zisë kombëtare të dekretuar nga qeveria e Pedro Sanchez. Në përfundim të minutës së heshtjes, lojtarët kanë nisur aktivitetin të ndarë në grupe, siç parashikon protokolli sanitar i La Liga.

https://twitter.com/realmadrid/status/1265588908890390528?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1265588908890390528%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportmediaset.mediaset.it%2Fcalcio%2Fcalcioestero%2Fspagna-real-madrid-un-minuto-di-silenzio-per-le-vittime-del-covid-19_18787701-202002a.shtml

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë