Futboll

Real Madrid, një korrik frytdhënës, 85 milionë euro të ardhura

Korriku ka qenë shumë frytdhënës për Real Madrid, që ka arkëtuar plot 85 milionë euro, shumë që klubi mund ta përdorë për të zbutur humbjen prej 180 milionë eurosh të pësuar për shkak të koronavirusit.

Siç ka shpjeguar AS, falë shitjes së disa lojtarëve të rinj dhe fitores së La Liga-s, muaji i kaluar ka qenë shumë produktiv për kampionët e Spanjës që kanë shitur Hakimi-n tek Inter, Javi Sanchez te Valladolid dhe De Frutos me Dani Gomez te Levante për një total prej 48 milionë eurosh. Nga triumfi në La Liga kanë ardhur 25 milionë euro, ndërsa 12 milionë euro të tjera kanë ardhur të drejtat televizive të Champions League.

Real Madridi vazhdon të jetë klubi më i vlefshëm i futbollit në botë. Në një kontekst të rrënimit ekonomik dhe sociale, të shkaktuar kryesisht nga pandemia e Covid-19, vlera e Real Madridit si markë është ulur me 13.8%, në 1.419 milionë euro, por duke ruajtur pozicionin si më e madhja. Los Blancos, ndiqen nga afër prej Barcelonës, që i rrëmben vendin e dytë Manchester United.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë