Futboll

Real Madrid “braktis” Bernabeun dhe do të luajë në Valdebeba

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez i ka shkruar ortakëve të klubit, duke lajmëruar se, në ditët e ardhshme, do të vlerësohen “opsione të ndryshme në lidhje me rimbursimet e abonentëve që nuk mund të ndjekin ndeshjet e skuadrës, për shkak të masës që është marrë nga qeveria që i ndalon spektatorët të futen në stadium. Sipas Marca, Perez ka zyrtarizuar tashmë, se ndeshjet e mbetura të Liga do të zhvillohen, nga skuadra e Zinedine Zidane, në fushën e stadiumit Alfredo Di Stefano, në Valdebebas, në mënyrë që të favorizojë zhvillimin e punëve për ristrukturimin e Santiago Bernabeu, tempulli historik i ‘Casa Blanca’.

“Dua të falënderoj, e të shpreh mirënjohjen time personale, për ortakët që me bujarinë e tyre, kanë mbështetur klubin, duke hequr dorë nga të drejtat që derivojnë nga ndërprerja e aktivitetit agnostike", ka shkruar Perez. "Në ditët në vijim do të merrni një komunikim me opsionet e ndryshme mbi ofertat për abonentët, për të kompensuar kalimin e ndeshjeve të sezonit në vijim që, sipas parashikimit, do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Për këtë arsye kemi marrë vendimin që të luajmë në stadiumin "Di Stefano", tha Perez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë