Lajme

Reagon Britania e Madhe: Dhuna minon demokracinë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar reagoi e para për dhunën te Parlamenti. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori Ducan Norman shkruan se protesta është një e drejtë, por që nuk duhet të bëhet e dhunshme, pasi në atë pikë cenohet demokracia.

“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna e minon demokracinë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe të parimit të paqes”- shkruan Norman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë