Në përfundimin e mbledhjes së gjyqtarëve lidhur me ngërçin e pagave, këta të fundit kanë dalë me një vendim.
Ata i janë drejtuar institucioneve përkatëse dhe Presidentit të vendit që t’i japin fund kësaj çështjeje dhe të kalojnë pagat e tyre sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Gjyqësori nuk kërkon epërsi mbi institucionet e tjera, por kërkon ato që i takojnë. Vendimi përfundimtar nuk pezullohet, detyrimi ligjor nuk mbahet peng, pagat duhet të zhbllokohen dhe vendimi duhet të zbatohet menjëherë”, tha magjistratja Alda Sadiku.
Ajo u shpreh se nëse nuk zbatohen kërkesat e tyre, masat do të përshkallëzohen deri në pezullim të përkohshëm të të gjithë punë së tyre, me përjashtim të çështjeve me rëndësi të veçantë.
“Garancia kushtetuese nuk mund të varet nga institucioni që administron fondet publike. Çdo kundërshtim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të ndiqet në rrugë ligjore.
Thesari nuk mund të shndërrohet nga mekanizëm ekzekutimi në mekanizëm pezullimi. Nuk ka më vend për shtyrje apo zgjidhje të pjesshme që lënë gjendjen të vazhdojë.
Duhen vendime të menjëhershme, të plotë dhe të verifikueshme nga institucionet”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje