Rend dhe Ligj

Reagimi I Greqisë: E papranueshme që humbi një jetë njerëzore

Ministri e Jashtme greke me një njoftim zyrtar të saj thekson se autoritetet greke, së bashku me ato shqiptare kanë ndjekur nga afër  që në momentin e parë ngjarjen e zhvilluar në fshatin Bularat në  Shqipëri. Në deklaratë thuhet se Ministria shpreh keqardhjen e thellë dhe ngushëllimet për familjen e tij për vdekjen e homogjenit grek. Në çdo rast,theskohet se është i papranueshme fakti që ngjarjet  kanë cuar në humbjen e jetës njerëzore.

Presim -përfundon deklarata -që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe më pas Ministria do të procedojë në aktet e nevojshme.

Ndërkohë ministrja e Kulturës Myrsini Zorba e ndodhur në vengjarje, shkruan në llogarinë e saj në fb se kudo në Bularat para ceremonisë kishte flamuj greke dhe ishin të pranishëm përfaqësues të të dy shteteve.

Ndërkohë,- u informuam shkruan ajo- se një  homogjen grek kishte kërcënuar  me kallashnikov në mëngjes, duke qëlluar, pasi konsideronte se marrëveshja e dy qeverive për të nderuar kujtimin e të reneve ishte një tradhëti.

Asnjë flamur grek nuk u hoq, të gjithë valevisnin – shkruan ministrja greke.

Pas orës 15 gjatë rrugës së kthimit  na informuam se autori ishte rrethuar, policia i kërkoi atij të dorëzohej, nuk u dorëzua dhe e vrau. Ishte një ngjarje tragjike që të gjithë ne në këtë mëngjes, në këtë atmosferë prekëse që mbizotëronte , nuk mund ta imagjinonim –përfundon postimi I ministers greke në facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë